LEZHË- Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në kryqëzimin e plazhit të Tales, në vendin e quajtur ura e “Prekanit”.

Në këtë aksident është përfshirë në mjet i policisë kufitare me targa “MB 382 AA, i cili është përplasur me një tjetër tip “Benz", me targa AA 122 MV.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur rëndë, por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe një grup hetuesish që po punojë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ky kryqëzim njihet si një pikë e zezë për aksidente, sidomos gjatë sezonit turistik për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe mungesës së sinjalistikës në rrugë.