Një çiklist italian është aksidentuar pasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore.

I aksidentuari është Massimo Rosa dhe ishte pjesë e një turi çiklistik italian.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Shën Vasil dhe mësohet se shkak të jetë bërë humbja e kontrollit nga ana e çiklistit.