Aksidentohet trajleri në autostradën Tiranë-Durrës, trafik i madh makinash deri në 5 km (VIDEO-FOTO)

DURRËS-  Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj enjte në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit. Siç shihet në pamjet që ka siguruar Report Tv, mjeti i tonazhit të rëndë ka çarë trafikndarësen.

Fatmirësisht në këtë aksident nuk pati të plagosur, por është shoqëruar me një trafik të rënduar në autostradë. Radha e automjeteve që lëviznin nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit shkoi në 5 kilometra. Trajleri është tërhequr nga një betoniere për të liruar rrugën.

Report Tv mëson se drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë është Arjan Alimeri, 44 vjec banues në Durrës. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. Drejtuesi i mjetit ka bërë një manovër të gabuar për të shmangur përplasjen me një furgon që lëvizte gjithashtu me shpejtësi dhe ka përfunduar në betonin mes korsive të autostradës.


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Përfundoi mes trafik-ndarëses, momenti kur betonierja tërheq trajlerin për të hapur rrugën (VIDEO)

Ky është momenti kur betonierja tërheq trajlerin për të hapur rrugën  në autostradën Tiranë- Durrës. Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati të lënduar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 03/12/2020 11:15

    Keta trailerat megjithese e kane limitin 80 km ne ore i kam pare te ecin me mbi 120 km ne ore shto ketu edhe shiun dhe do ndodhi aksidenti pastaj....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë