Një 37-vjeçar është prangosur në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një 41-vjeçar i cili ka qenë duke ecur në rrugë me biçikletë.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, Maksim Hoxhallari 37 vjeç, banues në Durrës, në lagjen Nr.17/1, Durrës, duke drejtuar automjetin kamionçinë tip Kama, me targa AA 947 JI, në gjendje të dehur, ka aksidentuar M.D. 41 vjeç, që po udhëtonte me biçikletë.
 
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, aty ku po merr edhe ndihmën mjekësore, pasi ka pësuar disa fraktura në trup.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)