TIRANE - Policia ndaloi sot drejtuesin e mjetit i cili u përfshi në aksidentin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i PD-së Edmond Spaho. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme pranë tunelit të Elbasanit. Sipas policisë i ndaluari është Dorian Kristi 23 vjeç, udhëtonte me audi AA280CD.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit si dhe pozicionin e 23 vjeçarit në këtë aksident. Nga hetimet paraprake të policisë rrugore rezulton se 23 vjeçari është shkaktar i aksidentit pasi ka shkelur rregullat e qarkullim dhe nuk ka respektuar sinjalistikës e autostradës Tiranë- Elbasan e cila është ende në ndërtim e sipër.
Nënkryetari i Kuvendit Spaho po udhëtonte me makinën e Kuvendit tip Benz me targë Tr 0044 Z.
Nga aksidenti Spaho ka pësuar shembje në trup dhe pas mjekimit të parë në Elbasan është sjellë në Spital Ushtarak në Tiranë. Mjekët thanë se Spaho ka fraktura në kokë dhe është shtruar në reanimacion.
Spaho udhëtonte i vetëm ndërsa në makinën tjetër ku udhëtonte 23 vjeçari ishte dhe një pasagjer tjetër. Në këtë aksident është plagosur dhe pasagjeri që udhëtonte në fuoristradë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Aksidenti dje pasdite