Një aksident automobilistik i ndodhur në aksin rrugor Levan – Novoselë ka bërë që dy persona të plagosen dhe drejtuesi i automjetit të prangoset.

Të dhënat e policisë së Fierit bëjnë të ditur se, drejtuesi i automjetit ëhstë Ismet Yzeiri, 55 vjeç, është arrestuar, pasi duke drejtuar mjetin tip “Land-Rover” me targë AA 360 ER, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge dhe si pasojë ka dëmtuar dy personat që po udhëtonin me të, konkretisht: E. K., 31 vjeç dhe K. P., 55 vjeç.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)