Një 42-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi është përplasur nga një automjet në aksin Cërrik-Belsh.
42-vjeçari i identifikuar me inicialet S.T. është aksidentuar nga automjeti teksa drejtonte një motor.
Policia bën me dije se ka arrestuar shoferin 49-vjeçar të automjetit, të identifikuar me inicialët B.C..
“B. C., 49 vjeç, banues në Belsh, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. T., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën”,- njofton policia.