Krujë- Aksidentimi me pasojë vdekjen e një 47-vjeçari në Krujë, ka çuar pas hekurave të qelisë shoferin e dyshuar, që u arratis pas ngjarjes.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në Krujë njoftuan sot (17 Tetor) se arrestuan të dyshuarin Gazmir Tufa, 49 vjeç, banues në fshatin Kurçaj.
Ngjarja tragjike ndodhi në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë. Tufa, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin A. H., dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
I dyshuari është izoluar në paraburgim, në pritje të veprimeve të Prokurorisë dhe masës së sigurisë nga Gjykata.
-
Ore çfaj ka shoferi se një budalla don te bej vetvrasje hidhet nga një ane ne tjetren e rrugës, duhet të mbaroj arrestimi i shoferave qe shtypin kembesoret ne rruget dhe autostrada,,,autostrada është vetem per makina,,çeshte kjo çmenduri,shoferi nuk ndalon dot me 90 ne ore ne 3 metra,,
Përgjigju










Komente
Komento