Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një 75-vjeçare në Rrugën e Dibrës në Tiranë.
Nga aksidenti mbeti i dëmtuar edhe vetë 20-vjeçari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi më datë 03.10.2026, rreth orës 19:35, në Rrugën e Dibrës, me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. M., 75 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë rreth orës 22:40, në spital.
Gjithashtu, është dëmtuar dhe drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.










Komente
Komento