Një 36-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia në Fier pasi ka aksidentuar një këmbësor.
Shtetësja me iniciale E.Y, mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fier-Patos, në Portëz, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" ka goditur këmbësorin Përparim Mesutaj, 51 vjeç, banues në Portëz, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".
Komento