Aksidenton të miturin dhe largohet nga vendngjarja, arrrestohet 30-vjeçarja

Aksidenton të miturin dhe largohet nga vendngjarja, arrrestohet 30-vjeçarja

Foto ilustruese

Policia e Rrugore e Vlorës dhe e Sarandës kanë arrestuar në flagrancë tre shtetas për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Shtetasja E.Velika 30 vjeçe ka aksidentuar një fëmijë të mitur në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i trgut të fruta perimeve” duke drejtuar mjetin tip “Nissan” dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Marildo.K., 28 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e policisë rrugore në lagjen ''Uji i Ftohtë'', duke drejtuar automjetin tip ''Audi'', i pa pajisur me leje drejtimi përkatëse.
Policia rrugore e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Andrea.J., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e policisë rrugore në rrugën Sarandë-Metoq, duke drejtuar automjetin tip ''Benz'', nën efektin e pijeve alkoolike.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprat penale ''Drejtimi mjeteve në mënyrë të parregullt'', ''Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'' dhe ''Largimi nga vendi i aksidentit'', të parashkikuara nga neni 291, 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?