DURRËS- Babë e bir janë arrestua ditën e sotme në Shënavlash të Durrësit, pasi kishin kthyer katin e katër të banesës në serë kanabisi. Janë arrestuar në flagrancë Sherif Kola dhe djali i tij Igli Kola, banues në fshatin Shënavlash, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 3 punonjës të OSHEE, Dritan Axhami, Serkid Pelinci dhe Agron Koçi, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Babë e bir kishin përshtatur me llapa ambientin në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për të rritur bimët narkotike, ku ishin mbjellë 254 të tilla.
Gjatë kontrolleve në banesë, u gjetën edhe 15 kg e 100 gramë kanabis, që ishte bërë gati nga babë e bir për t'u shitur.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Droga e sekuestruar në shtëpi
VIDEO-banesa e perdorur per kultivim droge