Aksion 'blic' gjatë natës në Elbasan, shoqërohen rreth 30 persona

Rreth 30 persona janë shoqëruar në qytetin e Elbasanit pas një aksioni blic të zhvilluar gjatë orëve të vona të natës. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja ka bërë të ditur se personat e shoqëruar janë frekuentues të lokaleve të natës dhe që lëviznin gjatë natës. Ata do të merren në pyetje për lidhje që mund të kenë me grupe kriminale që veprojnë në Elbasan.

Deri më tani burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk është arrestuar asnjë person ndërsa, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Policia për këtë aksion është bazuar në listat që ka për personat e inkriminuar të qytetit të Elbasanit dhe bashkëpunëtorët e tyre i mban vazhdimisht nën hetim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona