Një pajisje PS4, USB dhe aksesorë mjetesh komunikimi janë sekuestruar gjatë kontrolleve ‘blic’ në burgun e Lushnjes dhe Elbasanit.
Kontrollet u kryen në kuadër të forcimit të sigurisë dhe u ushtruan në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë.
“Në terren janë angazhuar forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve. Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, ndërsa çdo material që përbën vepër penale do t’i referohet SHKBB-së dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale”, bën me dije Drejtoria e Burgjeve.
Komente







