Elbasan/ Arrestohet biznesmeni i transportit urban, falsifikoi dokumentet duke u vjedhur ortakëve

Elbasan/ Arrestohet biznesmeni i transportit urban, falsifikoi dokumentet duke u vjedhur ortakëve

ELBASAN- Është arrestuar biznesmeni, i transportit urban në Elbasan, Agron Xibraku. Arrestimi i tij ka ardhur  pas një hetimi 1 vjeçar, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe akuzohet për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim kompetencave”.

Ndaj Agron Xibrakës gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' në mungesë, ditën e djeshme, ndërsa sot është ekzekutuar urdhri i ndalimit. Sipas policisë nga hetimet e kryera ka rezultuar se Agron Xibraka është administrator i  një shoqërie aksionere  'Gostima 2003' dhe ka falsifikuar dokumente të shoqërisë  duke  vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

Ndërkohë po me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro e aksioneve që ky person kishte në këtë kompani. Arrestimi i biznesmenit është bërë gjatë mbrëmjes së sotme falë një aksioni 'blic' të organizuar nga policia e Elbasanit.

Kujtojmë se gjatë verës që lamë pas në kuadër të aksioni Anti-informaliteti goditi nj rast të evazionit fiskal ku si skemë mashtrimi u përdorur falsifikimin e biletave të transportit publik në Tiranë. Në pranga në atë kohë u vunë katër bashkëpronarë të linjave të transportit dhe 4 punonjës të kompanive. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja