Aksion në Fushë-Krujë
mbyllen 21 furra gëlqereje

Aksion në Fushë-Krujë<br />mbyllen 21 furra gëlqereje
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ndërmori sot operacionin për mbylljen e 21 furrave të gëlqeres funksionale në zonën e Fushë-Krujës.
 
Operacioni i kryesuar nga ISHMP dhe mbështetur nga IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojë për disa ditë deri në mbylljen e plotë të të gjitha furrave në këtë zonë.
 
Për herë të parë mbyllja e furrave të gëlqeres nga ISHMP u realizua në vitin 2013 kur  u identifikuan 220 furra gëlqere funksionale në këtë zonë.
 
Prej aksioneve të vazhdueshme, në vitin 2015 numri i tyre u ul në 110 furra gëlqere, ndërsa sot falë punës së inspektorëve të mjedisit janë aktive vetëm 21 furra gëlqere, të cilat do të mbyllen deri në përfundim të këtij aksioni.
 
Kryeinspektori i ISHMP-së Ergys Agasi paralajmëron dhe garanton qytetarët se çdo tentativë e rihapjes së këtyre aktiviteteve të paligjshme do të ndëshkohet maksimalisht.
 
Për këto aktivitete të paligjshme në kundravajtje me ligjin, të cilat  rrezikojnë shëndetit e qytetarëve, por edhe ndotjen e mjedisit, do të ketë ndëshkime maksimale dhe nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore.
 
 [gallery]21469[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat