Dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit është ndërmarrë një aksion pastrimi, i mbështetur nga vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës. Aksioni filloi në orën 8 të mëngjesit dhe po vijon në të gjitha njësitë administrative, sipas bashkisw sw Tiranws.
Qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.
Ndërkohë që Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër. “Mirëmëngjesi grupi! Po ti ku do pastrosh sot? Dita e Pastrimit është një mundësi fantastike që vendin ta duam me vepra e jo veç me fjalë! Evropa mund të ketë në dorë negociatat e Tetorit, por një Tiranë evropiane të pastër e të rregullt, e kemi në dorë vetë! Forca!”, shkruan Veliaj.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar ambienteve rreth institucioneve arsimore të cilat do të hapin dyert këtë vit për rreth 66 mijë nxënës të kryeqytetit. Një punë të mirë kanë bërë edhe administratorët e njësive bashkiake si dhe vullnetarët duke përmirësuar edhe jetesën e gjithë komunitetit.
me kte veprim i le te kuptoj Botes , se qytetarine e tij , kulturen qytetare ,ne mbrojtje jovetem te shendetit por edhe duke demostruar Rolin e Qytetarit ne X Qytete.
Përgjigju