Një operacion u zhvilluar mesditën e kësaj të hëne në Elbasan. Burime bëjnë me dije se në sallën operative pati një telefonatë se në një biznes në aksin Elbasan-Metalurgjik, kishte persona të armatosur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie dhe rrethuan zonë për të ushtruar kontroll të detajuar të disa personave që u gjetën aty.

Nga kontrollet bëhet me dije se është gjetur një pistoletë, ndërsa në drejtorinë e policisë u shoqëruan rreth 20 persona, identiteti i të cilëve mbetet akoma i paqartë.

Deri më tani nuk dihen më tepër detaje dhe pritet një reagim nga Policia e Elbasanit për të sqaruar rrethanat e operacionit.