Aksion policor/ Vetëm gjatë 24 orëve të fundit gjobiten 729 persona për shkelje të rregullores së qarkullimit

TIRANË- Gjatë aksionit të policisë të 24 orëve të fundit janë gjobitur 729 persona për shkelje të rregullores së qarkullimit.

Sipas deklaratës së policisë, janë gjobitur 67 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin në korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave;

 26 drejtues mjetesh, të cilët vazhdonin lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë;

13 drejtues mjetesh, të cilët mbanin fëmijët nën 12 vjeç, të papajisur me sisteme fiksimi;

56 drejtues mjetesh, duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve.

Gjithashtu, janë vendosur 567 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Patrullimet dhe kontrollet policore janë fokusuar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, në varësi të problematikës që i karakterizon ato.

Sipas rrugorëve të  kryeqytetit, kanë vijuar kontrollet policore dhe verifikimet e tyre, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe për procedimin e shkeljeve që nga analizat e riskut rezultojnë edhe shkak për aksidentet rrugore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë