Aksioni për kapjen e gomones 11 metra të gjatë dhe me tre motorë super të fuqishëm me 250 kuaj fuqi secili ka nisur që në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se policia kufitare ka pikasur gomonen dhe menjëherë ka nisur operacionin dhe ndjekjen e saj pa rënë në sy. Policia shqiptare ka njoftuar dhe autoritetet italiane, të cilat u bënë pjesë e operacionit që në fakt i ngjante një skene në filma, ku për 5 orë kanë qenë në ndjekje dhe bëri që të ngrihej në këmbë e gjithë policia shqiptare atje, por edhe forcat italiane.

Gomonia është gjetur e braktisur tek ura e Mifolit nga policia, ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy trafikantët shqiptarë janë identifikuar, por kanë arritur të largohen, ndërsa policia është ende në kërkim për kapjen e tyre. Report Tv ka siguruar foton e gomones së përdorur nga trafikantët, në të cilën nuk është gjetur drogë dhe mendohet se është hedhur në det gjatë ndjekjes.

Gjatë operacionit janë angazhuar 120 efektivë të policisë, shumica shqiptarë, por dhe italianë.

Gomonia e braktisur në urën e Mifolit

Para se të gjendej e braktisur gomonia ka shkuar deri në Otranto, aty ku i ka humbur për pak çaste Guarda di Finanza-s, skafit ndjekës dhe patrullës shqiptare. Në ndjekje të gomones ishin vënë Guarda di Finanza, policia kufitare, forcat delta, rojet bregdetare, dronë dhe një helikopter.

Burime bëjnë me dije se efektivë të Guarda di Finanza prej kohësh kishin vënë në monitorim gomonen në fjalë, ndërsa qëllimisht është lënë të bëj transportin deri në brigjet e Italisë para se të kthehej në Vlorë dhe më konkretisht në ishullin e Sazanit. Gjatë ndjekjes, gomonia ka përshkruar vijën bregdetare deri në Durrës, ndërsa më pas ka përfunduar e braktisur tek Ura e Mifolit.

Helikopteri duke ndjekur gomonen

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
Detaje të reja nga operacioni në Vlorë/ Gomonia me motor mjaft të fuqishëm gjendet e braktisur tek ura e Mifolit, identifikohen 2 trafikantët

1594912538_GOMONE.jpg

Gomonia e kapur tek Ura e Mifolit

Report Tv zbardh detaje nga operacioni për kapjen e trafikantëve të nisur nga brigjet e Vlorës. Mëngjesin e sotëm në orën 3:30 policia kufitare ka pikasur gomonen dhe ka nisur operacionin. Policia kufitare ka njoftuar edhe autoritetet italiane të cilat janë bërë pjesë e operacionit. Identifikohen dy trafikantet shqiptar, vazhdon operacioni për kapjen e tyre. Nga hetimet paraprake droga është hedhur në det. ReportTv siguron foton  e gomones me tre motor nga 250 kë secili në total 750 kë, një gomone mjaft e fuqishme, më shumë se skafet shqiptare apo ato të Guardia di Finanza. Gomonia është kpaur tek ura e Mifolit.