Aksioni Anti-Informalitet, Denaj: Në 'sitë' Inspektorati i Punës, s'ka më punonjës të padeklaruar (VIDEO)

TIRANË-Inspektoriati i punës do të jetë në fokus të operacionit kundër informalitetit. Kështu u shpreh Ministrja e Financave Anila Denaj në një konferencë për mediat, ku qëllimi është ulja e numrit të aksidenteve në punë si dhe deklarimi i punonjësve. Denaj vuri theksin tek efektet që ka dhënë ky aksion anti-informalitet, ku bëri të  ditur se vetëm në muajin gusht janë deklaruar mijëra punonjës.

 “Inspektoriati i punës do ketë një fokus të veçantë gjatë këtyre muajve, dhe synojmë të ristrukturojmë organizimin e punës, efektivitetin e kontrolleve për të ulur riskun e aksidenteve në punë dhe për të luftuar informalitetin” pohoi ministrja e Financave.

Drejtoresha e tatimeve tha se për periudhën 4 korrik-3 shtator administrata tatimore ka kryer 4460 kontrolle ku janë konstatuar 1882 subjekte me shkelje. Po ashtu në takim ministrja Denaj ka sqaruar ndryshimet që parashikohet të bëhen në ligjin për procedurat tatimore .Ku synohet ti jepet fund vendimeve të gjykatësve për rihapjen  e bizneseve të gjatuar në shkelje dhe të bllokuara

 “Deri në mes të shtatorit do të kemi një propozim për Këshillin e Ministrave për një vendim. Nuk mendojmë që sot jemi gati të themi se kush do të jetë projekti i ri, por mendojmë që edhe harmonizimi i disa masave të cilat synojnë a) administrimin parandalues dhe b)dhe të vendosen përpara përgjegjësisë të gjithë shkelësit. Masat administrative janë masa që duhet të parandalojnë dhe nuk mendoj se vendosen vetëm për të krijuar efektin e mbajtjes së përgjegjësisë” deklaroi Denaj.

Ndërkohë sa i takon procesit të fiskalizimit, që është në konsultim publik deri më 15 shtator, zv ministri i Financave Elton Haxhi tha se bizneset ankohen për pasojat faturëns elektronike që hyn në fuqi nga data 1 janar 2020

 “Komenti apo sygjerimi kryesor që mund të përmendim ka qenë çështja e afatit të hyrjes në fuqi të ligjit, dhe disa çështje të tjera në lidhje me raste të veçanta të faturimit apo transaksioneve midis bizneseve”, theksoi Haxhi.

Në fund të këtij muaj kompani të ndryshme do të paraqesin edhe aplikacionet fiskalizimit të ndërtuara që do të përdoren nga bizneset si për shitjet dhe për blerjet. Me anë të këtij aplikacioni që do të instalohet në çdo pajisje kompjuterike biznesi mund të printojë faturën elektronike, deklaron në kohë reale dhe administrata tatimore monitoron dhe kontrollon çdo transaksion në kohë reale. Ndërkohë në muajin tetor do të fillojë edhe faza e pilotimit për të parë se sa do të përshtatet tregu me pajisjet e reja fiskale. Po ashtu Denaj pohoi se edhe ministria po punon për ndërtimin e një aplikacioni të saj që do të jetë i nevojshëm testimin pilot. Paraprakisht po punohet edhe për të verifikuar edhe sa zona të vendit mbulohen nga funksionimi i internetit që do të jetë i domosdoshëm për këtë projekt. Në përfundim të konsultimeve, bërjes së ndryshimeve të nevojshme në projektligj si dhe përfundimit të testimit pilot do të dilet në një konkluzion më të qartë se si do të varjojnë kostot për biznesin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptarja.com: 04/09/2019 15:03

    Kto qe dun me bo kto tani duhet t ishin bo n 91in

    Përgjigju
    • lali: 04/09/2019 16:02

      kush ti boj te vdekmit

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan