Aksioni, cilat janë mallrat që nuk
mund të konfiskohen nga Tatimet

Aksioni, cilat janë mallrat që nuk<br />mund të konfiskohen nga Tatimet
TIRANE - Që nga 1 shtatori, aksioni kundër informalitetit ka bërë që shumë mallra të konfiskohen nga tatimet. Por mes mallrave që sekuestrohen, inspektorët e tatimeve nuk mund t’ju marrin veshjet, ushqimet si dhe të ardhurat që ju nevojiten për të jetuar.
 
Nuk ju konfiskohen:

-Veshjet, shtresat, mbulesat, mobiliet për aq sa ato janë të nevojshme për jetesën
-Ushqimet dhe lëndët djegëse që i nevojiten debitorit dhe familjes së tij për tre muaj;
-Letra, shkresa të familjes dhe librat profesionalë;
-Librat, veglat muzikore, mjetet e artit që nevojiten për veprimtarinë shkencore
-Deri 3 dynymë tokë, 2 kafshë për punimin e tokës, 1 lopë, 6 dele ose 6 dhi, fara për mbjelljet e ardhshme, si dhe ushqimi i këtyre kafshëve për 3 muaj për personat që jetojnë me punë bujqësore ose blegtorale
-Ndihma që u jepet nënave me shumë fëmijë ose të vetme, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit ose familjare.
Nuk mund të sekuestrohet më shumë se gjysma e shumës së pensionit
-Nuk mund të konfiskohen frutat natyrore një muaj para se ato të piqen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)