Elbasan- Gjatë një aksioni të shërbimve të forcave policore 'Shqiponja' në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrance shtetasi M.J banues në Elbasan pasi gjatë natës kishte vjedhur nje dyqan bizhuterie.
Në cilësinë e provës iu bllokuan 16 bizhu të ndryshme të kushtueshme, një palë dara hekuri që shërbenin për shqyerjen e drynave të qepenave, një sqepar, dy kacavida, një palë pinca, një dalte si dhe 250 mije lekë.
Nga ana e policisë, po punohet për të zbuluar nëse ka pasur raste të tjera vjedhjesh tē kryera nga ky shtetas.
Komento