Shaban Tresa rezistoi duke hipur në çatinë e shtëpisë së tij, por nuk ai doli pasi efektivët e policisë, zjarrfikësit dhe policia bashkiake e zbritën.
Por ai rezistoi ndaj policisë dhe u përplas me ta edhe pas prishjes së banesës.
Kjo bëri që aksioni të ndërpritet ndërkohë që po vijojnë edhe negociatat për rifillimin e punës në këtë zonë. Pas negociatave, pronarët e familjes janë larguar nga pjesa e çatisë së shtëpisë dhe aksioni ka rifilluar për prishjen e ndërtesës.
Sipas Shaban Tresës 72 vjeç, prona është ndërtuar që në vitin 1930 dhe është vlerësuar në vlerën e 30 milion lekëve të vjetra.
Banorët pretendojnë se banesat e tyre nuk janë vlerësuar sipas vlerës reale të banesave në këtë zonë.
Në këtë segment pritet të shemben 28 banesa, ndërkohë që shumë të tjera do të prishen në krahun tjetër të Bulevardit të Ri, ku aksioni i ditëve të fundit është shoqëruar me përleshje mes tyre dhe forcave të policisë.