Aksioni i IKMT-së në Vlorë,PD: Ata
që po rrënojnë do mbajnë përgjegjësi
Aksioni i IKMT-së në Vlorë për prishjen e ndërtesave në bregdet ka hasur kundërshtime nga banorët dhe nga bizneset, ku sipas tyre vlerësimi i shpronsimit është shumë i ulët. Ditën e djeshme ka pasur edhe konfrontime mes banorëve dhe policisë ku kundërshtonin me forcë prishjen e banesave.
Aksioni i IKMT-së në Vlorë për prishjen e ndërtesave në bregdet ka hasur kundërshtime nga banorët dhe nga bizneset, ku sipas tyre vlerësimi i shpronësimit është shumë i ulët.
Ditën e djeshme ka pasur edhe konfrontime mes banorëve dhe policisë ku kundërshtonin me forcë prishjen e banesave.
Sot sekretari për aksionin qytetar, Salijani ka zhvilluar një takim me banorët e Vlorës, ku është shprehur se zyrtarët që po sjellin këtë rrënim do mbajnë përgjegjësi para ligjit.
Sipas Salianjit, Rama po rrënon pronat e qytetarëve të Vlorës pa paralajmërim, në shkelje të ligjit, dhe nuk po i dëmshpërblen sipas vlerës së tregut.
Deklarata e plotë e Sekretarit për Aksionin Qytetar, Salianji: Isha sot në emër të PD për të takuar pronarët të cilët preken nga shpronësimi i padrejtë shpërfillës i Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Siç e shihni këtu cënohen jo një, jo dy, jo tre, por qindra familje të cilat punojnë në këto biznese. Kanë një vlerësim prej 6,7 milion euro, vlerësim i bankës, ndërkohë që Edi Rama e vlerëson me 290 milion lekë të vjetra. Ndërkohë dhe projekti i Lungomares ka tri vjet që zvarritet nga ana e Edi Ramës dhe Ramës së vet në bashki.
Në emër të Partisë Demokratike i garantoj qytetarët se Partia Demokratike do të bëj një ligj, sapo të vijë në pushtet në të cilin do të vlerësojë dhe do të shpronësojë me vlerën reale të gjitha ndërtime e prekura në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama, të shkatërruara në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama.
Po ashtu Partia Demokratike ka ngritur një ekip ekspertësh të cilët po vlerësojnë, po evidentojnë dhe po listojnë të gjitha pronat e prekura të qytetarëve kudo në Shqipëri, në Vlorë dhe në të gjithë territorin e vendit.
Dua të garantoj qytetarët që u preken pronat, se zyrtarët të cilët nuk zbatojnë ligjin, por vetëm fjalën e Edi Ramës, në mos sot, nesër, do të mbajnë përgjegjësi një më një para ligjit, ashtu sikurse e parashikon ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, që çdo prekje prone në mënyrë të paligjshme mbahet përgjegjësi para ligjit dhe do të shkohet në burg. Edi Rama është si ajo edukatorja e kopshtit dje, ku i dhunon të pambrojturit, i dhunon të pamundurit dhe pastaj vjen e bën selfie për reklamë”, u shpreh Salinaji.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kishte probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Izet Dushajn
17 Shkurt, 16:55
-
Berisha bllokon foltoren dhe e kthen Kuvendin në bashkëbisedim me socialistët e ndjekësit në FB: Rama e Dumani do përballen me ligjin! I përgjigjet për ‘bufin e kënetës’: Zog sqepkuq
17 Shkurt, 16:49
-
Zbardhen të tjera argumente të mbrojtjes së Veliajt për Apelin: SPAK regjistroi procedimin jashtë afatit, iu deshën 7 muaj pas kallëzimit anonim! Vila në Qerret nuk është e tij, s’ka prova
17 Shkurt, 16:36
-
Izraeli i uron Kosovës pavarësinë në gjuhën shqipe
17 Shkurt, 16:28
-
17-vjetori i Pavarësisë, Erion Veliaj nga qelia: Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara
17 Shkurt, 16:28
-
Flamuri i Kosovës ngrihet mbrapsht në ceremoninë shtetërore
17 Shkurt, 16:24
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Papa Françesku vijon i shtruar në spital, Vatikani: Vuan nga një infeksion baterial në mushkëri, s'dihet kur mund të dalë
17 Shkurt, 16:13
-
Dizanji i ri i ‘NEWBORN’, Rama: Ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale
17 Shkurt, 16:13
-
Lezhë/ Xhelozia arrin kulmin, 30-vjeçari i vë përgjues të fejuarës në banesë, Policia e merr nën akuzë pas denoncimit
17 Shkurt, 16:09
-
Kuvend/ Berisha nuk lëshon foltoren, Spiropali: Po më kujtoni zotin Shehaj, nuk është kujtim i bukur! Ndërpritet seanca
17 Shkurt, 16:07
-
Eksportet më mirë, por ende larg vitit 2023! INSTAT: Vijon kriza e fasonerisë, në janar tekstilet ranë 2.3%
17 Shkurt, 16:02