Aksioni i IKMT, shemben objektet që preken nga projekte publike


/ATSH/ -Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit vijoi sot në Durrës punën për shembjen e objekteve pa leje të ndërtuara pranë zonave bregdetare, apo në vende ku është parashikuar të kalojnë projekte publike.

Aksioni i IKMT-së u përqëndrua ne zonën e Porto-Romanos, ku u shembën dy objekte të cilat funksiononin si restorante, për shkak se ishin pengesë për kalimin e tubacionit të gazsjellësit.

Ndërkohë, ne zonën turistike të Hamallajt, një ditë më parë u shemben 8 objekte, kryesisht lokale e restorante.
Nga ana e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit thuhet se në ditët në vijim do të ndërhyhet në të tjera objekte të klasifikuara si pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave publike. 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën