Aksioni i policisë rrugore gjatë fundjavës, arrestohen 20 drejtues e pezullohen 219 patenta

Aksioni i policisë rrugore gjatë fundjavës, arrestohen 20 drejtues e pezullohen 219 patenta

20 drejtues makinash janë vënë në prangat e policisë së Shtetit, ndërsa 219 leje drejtimi janë pezulluar, përgjatë kësaj jave.

14-prej të arrestuarve janë kapur në gjendje të dehur, 5 të pa pajisur me leje drejtimi, 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe 17 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po ashtu janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 63 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 119 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 37 për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe janë testuar për alkool 1 646 drejtues mjetesh.

Policia Rrugore njofton se gjatë këtij aksioni edhe 76 drejtues mjetesh janë proceduar për shkelje të semaforit, 229 të tjerë për përdorimin e aparatit celular, ndërsa 216 drejtues janë proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë