Aksioni i tatimorëve, ja cilat janë 
pasuritë që s'mund të sekuestrohen

Aksioni i tatimorëve, ja cilat janë <br />pasuritë që s'mund të sekuestrohen
Administrata tatimore për efekt të arkëtimit të detyrimeve tatimore të papaguara, ka të drejtë të sekuestrojë pasurinë e tatimpaguesit debitor dhe ta shesë atë sipas parashikimeve të ligjit.

Sipas udhëzimit që shoqëron procedurën e konfiskimit (administrata tatimore) nuk mund të sekuestroje dhe të kalojë në favor të saj për të shitur më vonë më qëllim arkëtimin e detyrimeve tatimore të papaguara disa nga pasuritë e debitorit.

Administrata tatimore nuk mund të sekuestroje pasuri të tilla:

a) Sendet e përdorimit personal të debitorit dhe të familjes së tij si: veshjet, shtresat, mbulesat, mobiliet për aq sa ato janë të nevojshme për jetesën e tyre;

b) Ushqimet dhe lëndët djegëse që i nevojiten debitorit dhe familjes së tij për tre muaj;

c) Dekoratat dhe sende kujtimi, letra, shkresa të familjes dhe librat profesionalë;

ç) Librat, veglat muzikore, mjetet e artit që nevojiten për veprimtarinë shkencore dhe artistike të debitorit dhe të familjes së tij;

d) Deri 3 dynymë tokë, 2 kafshë për punimin e tokës, 1 lopë, 6 dele ose 6 dhi, fara për mbjelljet e ardhshme, si dhe ushqimi i këtyre kafshëve për 3 muaj për personat që jetojnë me punë bujqësore ose blegtorale;

dh) Ndihma që u jepet nënave me shumë fëmijë ose të vetme, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit ose familjare ose bursa e studimit përveç kur detyrimi është për ushqim. Në këtë rast nuk mund të sekuestrohet më shumë se 1/2 e shumës së pensionit ose të bursës;

e) Frutat natyrore një muaj para se ato të piqen.

Monitor

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë