TIRANË - Pas një periudhe “heshtjeje”, vëmendja kthehet sërish tek luftimi i vjedhjes së energjisë elektrike. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, bëhet e ditur se aksioni i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon dhe do të vijojë deri në vënien e autorit të fundit të vjedhjes së energjisë elektrike para drejtësisë.
Policia njofton se nga 6 korriku deri me datë 10 gjatë aksionit Polici-OSHEE në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 50 grupe të përbashkëta duke zhvilluar kontrolle në 2.995 raste. Si rezultat i këtyre kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjare, janë evidentuar 18 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 18 autore. Si pasojë është bërë arrestimi në flagrance i 4 personave nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 5 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë 9 të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 879 lidhje të abonentëve debitorë dhe 18 lidhje të paligjshme. Policia thotë se është bërë kontrolli i 38 kabinave elektrike dhe abonentëve që furnizohen nga këto kabina.
Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, Policia e Shtetit dhe OSHEE, - thuhet në njoftimin zyrtar, - janë të vendosur ta çojne deri në fund punën e nisur deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballuar me forcën e ligjit të gjithë ato persona (pavarësisht statusit shoqëror), të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com