Aksioni kundër informalitetit, i cili ka hyrë sot në ditën e tretë, po vijon me prezencën në terren në të gjithë territorin e vendin, të grupeve të koordinuara të punës në përbërje të të cilëve janë inspektorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës.
Organet e tatim/taksave janë fokusuar në monitorimin e koordinuar të biznesit të madh mbështetur në platformat e riskut si dhe përdorimin më efikas të informacionit ndërinstitucional për të detektuar më mirë sektorët si dhe bizneset më problematike. Shtylla integrale të aksionit mbetet informimi dhe shërbimi ndaj tatimpaguesit si dhe kontrolli në terren i njësive ekonomike.
Plani i veprimit në terren përfshin 78 zona në të gjithë territorin, me 95 grupe që kanë vijuar aksionin për verifikime të tatimpaguesve të paregjistruar në QKB dhe në organin tatimor, verifikim të përdorimit të pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor, verifikimin e deklarimit të punonjësve në organet tatimore, si dhe verifikimin për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave në subjekte të tjera.
Gjatë ditëve të para të këtij aksioni janë kontrolluar nga zyra 717 subjekte ndër të cilët 373 subjekte kanë rezultuar me ndryshim përgjegjësie. Gjatë verifikimeve në terren deri tani grupet kanë qenë në 1394 subjekte.
Po kështu, gjatë tre ditëve të para drejtoritë e shërbimit të tatimpaguesve kanë qenë në komunikim intensiv me sipërmarrjen, për këshillim, asistencë dhe informim. Janë kontaktuar mbi 6500 tatimpagues, për të nxitur vetëkorrigjimin, përfitimin nga Ligji “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për problematika të ndryshme (674 vizita këshilluese dhe 3519 asistuar në sportele).
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
16.3%
-
Jo
74.9%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Starmer mbledh liderët e 25 vendeve në një samit për Ukrainën: Putin të ndalojë sulmet barbare dhe të pranojë armëpushimin
15 Mars, 14:01
-
Gruaja ikonë që po “thinjet” për drejtësi! Mediu e kërcënon në sallën e GJKKO, SPAK “hesht”! Çfarë po e “vret” Zamira Durdën?! (PRECEDENTI 'VELIAJ')
15 Mars, 13:50
-
Nis Botërori i Formula 1, McLaren shkëlqen në kualifikuese! Zhgënjen Ferrari, Hamilton: Ende s'jam përshtatur
15 Mars, 13:41
-
Vlorë/ Piktura shkëmbore e Lepenicës shpallet në mbrojtje paraprake! Arkeologu: Një dëshmi e rrallë e artit prehistorik
15 Mars, 13:31
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n
15 Mars, 13:26
-
‘Do kemi probleme se është kokëfortë’, Rama rrëfen episodin me ‘Neomalsoren’: S’donte të futej në listë se nuk arriti objektivin 500 emigrantë! Prandaj e dua shumë këtë njeri
15 Mars, 13:22
-
Sonte në 'Klinika 24'/ Sa i rëndësishëm është edukimi i nxënësve për të ndërtuar zakone të shëndetshme! Pse alergjitë janë trefishuar me ardhjen e pranverës
15 Mars, 13:13
-
Devoll/ 80 të angazhuar, fiket pas 2 ditësh zjarri në malin e Moravës, vihet nën hetim zjarrvënësi 46-vjeçar
15 Mars, 13:13
-
‘Vij nga një vend që ende shkohet me varkë’/ ‘Neomalsorja’: Dukagjini ka qenë i izoluar, drita e shtëpisë time ishte qiriri
15 Mars, 13:01
-
Faksi ‘Për Shkëlzenin', ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)
15 Mars, 12:53
-
'Shqipëria meriton më shumë', Basha nga njësia 8: Taksë e sheshtë 9% dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë
15 Mars, 12:51