Aksioni kundër ‘bosëve’ të drogës
Paloka:Rama s’gjen vrimë të futet

Aksioni kundër ‘bosëve’ të drogës<br />Paloka:Rama s’gjen vrimë të futet
Pas paralajmërimeve të Ramës dje për ‘bosët’ e drogës, ka reaguar kryetari i grupit të PD, Edi Paloka.
 
Ai shprehet se Rama as nuk do të kapë e as nuk do të bllokoje ndonjë kriminel të vërtetë sepse për fat të keq është kryeministri ynë që nuk gjen dot vrimë se ku të futet prej tyre.
 
Sipas Palokës, Rama jo vetëm që mbështeti, por ai i nxiti kultivimin e kanabisit për t’u përdorur më pas në zgjedhje.
 
Në fund të reagimit të tij, Paloka ndalet edhe te makinat e blinduara, që sipas tij ato mund të përdoren vetëm me leje nga shtetit, por këto makina në Shqipëri i zotërojnë Rama, Tahiri dhe të tjerë.
 
Rama deklaroi dje se pas zhdukjes së kanabisit, tani fillon faza e dytë e sekuestrimit të pasurisë së vendosur me drogë nga kriminelët, e cila sipas Ministrisë së Brendshme arrin në 50 milionë euro.
 
STATUSI I EDI PALOKES
Rama do kap kriminelet ?! Do ju bllokoj makinat dhe asetet?! Kriminelet "te gjejne vrime ku te futen" ?!
Cilet kriminele do te eliminoje Rama ? Ata qe me makina te blinduara , nen mbrojtjen e policise , shperndanin parate e droges e blinin votat per Ramen ?
 
Kush i ka pajisur kryekriminelet me makina te blinduara ne gjithe vendin?
Per makinat e blinduara duhet leje e posacme . Pa dhene leje "shteti" i Rames askush nuk mund te kete makine te blinduar. Nje makine e mire e blinduar kushton edhe me shume se nje Ferrari dhe sot keto makina ne Shqiperi i zotrojne Rama, Tahiri dhe shumica e krimineleve me te njohur .
A do i bllokoje Rama keto? Sigurisht qe jo!
 
Vertete beson Rama se ka njeri ne Shqiperi apo ne bote qe nuk e di se droga kishte , jo mbeshtetjen, por nxitjen direkt nga Rama per tu kultivuar dhe per tu perdorur si aseti kryesor ne blerjen dhe marrjen me dhune te zgjedhjeve...
 
Prandaj Rama as nuk do te kap e as nuk do te bllokoje ndonje kriminel te vertete sepse per fat te keq eshte kryeministri yne qe nuk gjen dot vrime se ku te futet prej tyre

 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni