Aksioni opozitar, PD bojkoton 
komisionet, por jo seancën plenare

Aksioni opozitar, PD bojkoton <br />komisionet, por jo seancën plenare
TIRANË - Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i mbledhur sërish dje me dyer të mbyllura, për të katërtën herë brenda javës, ka vendosur zyrtarisht për bojkot të pjesshëm të Kuvendit. Kësisoj, demokratët duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme nuk do të marrin pjesë në punimet e komisioneve të përhershme parlamentare, por nga ana tjetër do të jenë në seancën e Kuvendit ditën e enjte.

Ky vendim për bojkot i grupit parlamentar nuk vlen as për komisionet hetimore, të cilat kryesohen nga demokratët dhe janë ngritur me inicim të tyre. Vendimi i demokratëve, nga njëra anë për të kushtëzuar raportet me komisionet e Kuvendit dhe nga ana tjetër, do të bllokojnë zhvillimin e seancave, vjen pas rikthimit në Parlament të ish deputetit socialist, Armando Prenga. Për këtë çështje, demokratët kanë propozuar edhe një ndryshim në ligjin për dekriminalizimin për rastet e arrestimeve në kushtet e flagrancës të funksionarëve publik. 
 
Bojkoti
Për rreth 1 orë e 30 minuta, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka diskutuar për strategjinë që do të ndjekë opozita në përballjen e saj me mazhorancën për kauzën e dekriminalizimit. Burime pranë PD thanë dje për “Shqiptarja.com” se kryetari demokrat, Lulzim Basha ka kërkuar bojkotimin e komisioneve të përhershme parlamentare pa afat, ndërsa nga ana tjetër, ka urdhëruar deputetët e komisioneve hetimore që të marrin pjesë dhe t’i kryesojnë ato.

Kësisoj, deri të enjten e javës së ardhshme, demokratët nuk do të marrin pjesë në komisionet kuvendore, ndërsa qëndrimi për në seancën e së enjtes lidhet me reflektimin e mazhorancës në raport me kërkesat e PD për dekriminalizimin. Përsa kohë shumica parlamentare nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesat e demokratëve për ligjin e dekriminalizimit dhe largimin e Armando Prengës nga Kuvendi, demokratët do të ndjekin të njëjtin skenar, atë të bllokimit të punimeve të Kuvendit.

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?