TIRANË- Një aksident shumë i rëndë është raportuar pak minuta më parë në zonën e njohur si ‘Rruga e Treshit’ në Tiranë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, pasi një prej shoferëve ka humbur kontrollin e makinës. Për pasojë janë plagosur dy shoferët dhe ka vdekur 35-vjeçari Avni Gjuni, i cili ishte pasagjer në një prej makinave. Burime bëjnë me dije se Egzon Murataj ishte në makinë me viktimën dhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, më pas ka cekur mjetin tjetër.
Dy drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë siç shihet edhe nga fotoja e siguruar nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema përplasja ka qenë shumë e fortë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.