Pas dekororatës së presidentit Meta me “ Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për Agur Vrenozin, gjatë mëngjesit të sotëm është zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe e Këshillit Bashkiak Fier, për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” pas vdekjes të Agur Vrenozi.

Agur Vrenozi u vra në datën 3 mars duke mbrojtur pronarin e një pike këmbimi valutor nga një grabitje me armë zjarri nga tre persona të cilët janë të arrestuar.
Vrenozit i jepet titulli për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën.


e.gj/Shqiptarja.com