Aktivistët e Vetëvendosjes
denoncojnë presione nga pushteti

Aktivistët e Vetëvendosjes<br />denoncojnë presione nga pushteti
Denoncimi nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të presioneve nga pushteti vendor ka shkaktuar sot panik e tension në radhët e pushtetarëve lokalë.

Ky denoncim ndaj pushtetit vendor është bërë në ekspozitën “Mandati i fundit”.

Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve në disa komuna ka pasur raste të presionit, fyerjeve dhe kërcënimeve serioze nga zyrtarët e komunave, strukturave formale e informale të pushtetit dhe nga zyrtarë të policisë.

Pushtetarët e komunës së Drenasit, duke e parë interesimin e madh të qytetarëve për ta vizituar ekspozitën e Vetëvendosjes, organizuan disa persona për të ndërprerë ekspozitën.

“Katër persona, njëri nga ta i vëllai i truprojës së Hashim Thaçit, Bashkim Demiçi, sulmuan në mënyrë brutale kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje!, Petrit Bajraktarin, dhe aktivistë të tjerë. Përveç kësaj këta persona të afërt më pushtetarët e Komunës i demoluan të gjitha fotografitë që ishin në ekspozitë”, sqarohet më tej.

Azbi Gashi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje! në Rahovec, ka deklaruar se ka marrë një telefonat nga një zyrtar komunal që ka kërkuar një takim.

“Jam takuar me Ymret Reshitin. Ai ka kërkuar që ta ndërpresim ekspozitën, por unë kam refuzuar. Më vonë kanë ardhur edhe zyrtarë të tjerë komunalë, për të parë se çfarë foto kemi ekspozuar”, sqaron Gashi.


Gjatë aktivitetit “Mandati i fundit” në Vushtrri, disa policë kanë shkuar pranë ekspozitës dhe ua kanë marrë letërnjoftimet aktivistëve, në mënyrë që ta pengojnë zhvillimin e këtij aktiviteti, thekson komunikata e Lëvizjes Vetëvendosjes.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje! presione ka pasur edhe në Dradanë dhe Klinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online