Aktivisti i PS në protestë: Vetëm
populli e largon Ramën nga pushteti

Aktivisti i PS në protestë: Vetëm<br />populli e largon Ramën nga pushteti<br /><br>
Në protestën e opozitës ka folur edhe një aktivist i Partisë Socialiste. Agim Kaca u ngjit në podiumin e opozitës përpara Kryeministrisë nga ku deklaroi se ishte i zhgënjyer nga Rilindja të cilës ai i besoi katër vite më parë kur e votoi për rikthimin e PS-së në pushtet.

Sipas aktivistit socialist, ka vetëm një gjykatë që e largon Ramën nga pushteti dhe kjo gjykatë është populli. 

"Jemi mbledhur në këtë bulevard për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës, e përfaqësuar nga banda e Rilindjes. Por të gjithë ata, e bëjnë Edi Ramën të lig dhe të dobët. Unë sot si qytetar i zakonshëm i këtij vendi, i bëj një pyetje Edi Ramës: A është e vërtetë që ke sjellë kriminelë në parlament? A është e vërtetë që e ke veshur krimin me pushtet?

Prandaj duhet të jemi gjithmonë të bashkuar. Sot Shqipëria ka nevojë për reformë në drejtësi, por jo të gjitha gjykatat janë të korruptuara, është një gjykatë që nuk korruptohet, që nuk e frikëson askush. Ajo është e pastër si bora e malit. Kjo gjykata është populli shqiptar. Kjo gjykatë jeni ju, që do e përzini Edi Ramën nga pushteti.

Ndaj sot i bëj thirrje Lulzim Bashës që me vendimin e kësaj gjykate, të pastrojë kryeministrinë nga krimi, të luftojë për mirëqenien e të gjithë shqiptarëve”, tha Kaca. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!