Aktivistja e emigrantëve në Itali: 11 shqiptarë viktima nga COVID-19! Burri i shoqes së ngushtë vdiq shumë shpejt!

Pasojave të rënda nga virusi vdekjeprurës Covid-19 nuk u kanë shpëtuar as bashkëatdhetarët tanë në Itali, mes të cilëve faqtkeqësisht ka të infektuar dhe viktima. 

Aktivistja për të Drejtat e Emigrantëve në shtetin fqinj, në një lidhje Skype nga Italia për Report TV, Sonila Alushi, tha se nuk ka të dhëna zyrtare për numër shqiptarësh të infektuar ose të vdekur, por ajo ka deklaruar se të paktën 11 persona nga Shqipëria kanë humbur betejën me Covid-19.  

 Viktimat shqiptare në Itali, sipas Alushit e cila u referohet burimeve jo zyrtare, janë 1 nga Trevizo, 1 nga Pavia, 3 nga Breshia, 2 nga Cremona, 1 nga Roma, dhe 3 nga Bergamo. Mes tyre, ajo solli edhe historinë personale të shoqes së ngushtë e cila ka humbur bashkëshortin. 

Ngjarja ka ndodhur para disa pak kohësh, sapo ka konstatuar simptomat e para si temperaturë shumë e lartë e tharje fyrti kryesisht, atij i kanë thënë të hyjë në terapi intensive menjëherë, por fatkeqësisht pas ditësh ai ka ndërruar jetë.

Alushi tha se mbyllja e kufijve ka krijuar shumë problematika tek qyetarët shqiptarë të cilit kishin shkuar për pushime afatshkrtra tek të afërmit e tyre dhe për këtë arsye kanë mbetur atje. 

Ka prej atyre që edhe kanë humbur punët në Shqipëri tha ajo, ndërsa deklaroi se ambasada ka premtuar për një zgjidhje të kësaj situate.

Por në të gjithë këtë luftë, ka edhe lajme të mira dhe mesazhe shprese. Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ka përmirësuar së tepërmi imazhion e qytetarëve shqiptarë në Itali. Gjithashtu, Alushi solli në vëmendje edhe historinë e vëllezërve shqiptarë në Itali që po japin bukën falas (bukepjekësi Gazjon Skuqi, që Report Tv e kishte në lidhje Skype  disa ditë më parë). Ajo ka deklaruar se të tilla gjeste japin lajme të mira. 

Në fund ajo e mbylli edhe me një mesazh. 

"Virusi nuk duhet marrë me shaka dhe aq më tepër në mënyrë sipërfaqësore. Është shumë e rëndësishme që për të mbrojtuar jetën tonë por sidomos edhe të të afërmve tanë të moshuar, të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi. Situata ështrë serioze dhe numrat e të infektuarve apo edhe viktimave të komunitetit shqiptar tregojmë që edhe ne jemi të prekshëm. E rëndësishmë që të mos ndjekim rregullar tona, por të mjekëve dhe shkencëtarëve", tha për Report Tv, Sonila Alushi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 14/04/2020 02:57

    Na mbushi mendjen kjo k****. Sa je paguar per propoganden?

    Përgjigju
  • Shaban: 13/04/2020 22:42

    sikur sollen 18 arkweorte para 10 ditesh ne durres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj