“Big Dance Lab” është uorkshopi që mbahet në Tiranë këtë të shtunë dhe të diel nga ora 10:00-18:00. Aktiviteti vjen në bashkëpunim me Albania Dance Meeting dhe bën bashkë artistë, ekspertë dhe profesionistë të kërcimit nga e gjithë Evropa dhe më gjerë. Seancat transmetohen drejtpërdrejt në Citerne.live.
Një sfilatë me dizenjues të rinj të modës dhe me fokus te mjedisi, pa mbetje që sjellin ndotje të tij është sfilata “Art with Heart”, që do të mbahet te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë këtë të shtunë, më 18 janar në orën 19:00.
“Një tigër në shtëpi” është shfaqja për fëmijë që vjen në skenën Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë këtë të diel, në orën 10:30.
Teatri për fëmijë “Ëndërr apo e vërtetë?” nga teatri shëtitës “Çajupi” do të shfaqet në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë më 19 janar në orën 11:00.
“Tejdukshmëri ekzistenciale” titullohet ekspozita vetjake e piktorit Krist Dimo, e cila vijon të presë vizitorë në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 14 shkurt 2025.
Vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Guri Madhi” në Korçë ekspozita e mjeshtrit të artit figurativ, Roland Karanxha. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 30 janar.
“Gruaja e burrit tim” është komedia që do të shfaqet në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë më 18 dhe 19 janar në orën 19:00.