1 Nëse nuk keni ku ta kaloni natën e ndërrimit të viteve, mjaft restorante, klube nate dhe hotele sjellin ofertat e tyre në kryeqytet, veçanërisht në qendër të Tiranës. Ndryshe nga shumë kryeqytete të tjera në Europë e gjetkë, turistët e vlerësojnë Tiranën si një qytet plot jetë e që ju mundëson të darkoni ku të doni, pasi gjithë baret e restorantet janë hapur pa kufizime. Për sezonin e festave, shumica e tyre do të jenë të hapura për natën e Vitit të Ri, por duhet të prenotoni më parë.
2 Kori “Lira” vjen me një koncert në teatrin e Korçës mbrëmjen e kësaj të hëne, më 30 dhjetor në orën 20:00. Koncerti është pjesë e festivalit “Fest ON Korça” dhe vjen si pjesë e koncerteve festive të këtij fundviti.
3 Tregu i Krishtlindjeve ju pret edhe më 30 më 31 dhjetor te “Pazari i Ri” në Tiranë për të bërë pazaret e fundvitit, për të shijuar ushqimet festive, pije të ndryshme, muzikë dhe shumë filma.
4 Baleti “Arrëthyesi” vjen për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit edhe mbrëmjen e kësaj të hëne, më 30 dhjetor në orën 19:00.
5 “Shkodra n’Fest” vjen me koncerte festive në sheshin para Bashkisë së Shkodrës në qendër të qytetit. Mbrëmjen e 30 dhjetorit në orën 20:00 për publikun shkodran do të vijë me një koncert Frederik Ndoci, ndërsa më 31 dhjetor në orën 20:00 do të interpretojë Eugent Bushpepa.