/ ATSH / - Në kuadër të Ditës Botërore të Edukimit Mjedisor, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe "OJF Revision" zhvilluan një takim të hapur me nxënës të gjimnazit "Ibrahim Hasmema" në Mullet.
Gjatë takimit, u nda me nxënësit informacion për gjendjen në mjedis në vendin tonë si dhe u vu theksi se pikërisht të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen për t'u bërë pjesë aktive e mbrojtjes së mjedisit në jetën e përditshme.
I pranishëm në takim, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri u shpreh: "Njohja me problematikat mjedisore të vendit sot nga brezi i ri është një domosdoshmëri. Reflektimi dhe pjesëmarrja e tyre në ndryshimin e trashëgimisë mjedisore një obligim!".
Dita botërore e edukimit mjedisor mbahet çdo 26 janar, në mbarë botën.
Origjina e kësaj dite vjen nga viti 1972 me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara kur gjatë një konference të mbajtur në Stokholm u vendos se thelbi i kësaj dite është që t'u ofrojë njerëzve në mbarë botën frymëzim për të qenë vigjilentë në ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit.
Edukimi mjedisor është një proces dinamik që kërkon të zgjojë tek njerëzit angazhimin e tyre ndaj problemeve mjedisore në nivel global dhe lokal, por edhe të ndikojë në marrëdhënien mes njerëzve dhe natyrës, duke u drejtuar për nga zhvillimi i qëndrueshëm.
/Shqiptarja.com