Si mund ta shndërrojë teknologjia dhe nipërit një të moshuar 137-vjeçare në "Gjyshen perfekte". Vogëlushët mund ta zbulojnë sot e nesër në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental në komedinë me tekst dhe regji të Endri Çelës, ku artisti udhëton me fantazi në të ardhmen.
Sot e nesër në orën 10.30 dhe 11.30, rikthehet në skenën e Teatrit të Kukullave në sallën "Tonin Harapi" të Liceut Artistik, shfaqja "Borëbardha dhe shtatë xhuxhat" e përshtatur nga Endri Çela dhe me regji të Aldjon Matarangasit.
Komedia "Shitet një i vdekur" e Dario Fo, vihet sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli" me regji të Arbër Jakllarit.
Komedia "Nuk duhet ta thoshe" me autore Salome Lelouch, vijon të shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar. I asistuar në regji nga partnerja Florenca Bellova, Artan Imami interpreton në skenë me aktorët Luli Bitri dhe Enerest Dalipaj.
Gratë sot përballë tablove ikonike, ekspozita me 25 fotografi "Gruaja horizont" e kuruar nga Jetona Koçibelli pret vizitorët këtë fundjavë në Galerinë e Artit në Tiranë.
Në kuadër të edicionit të 7-të të "Metrofest" shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Metropol shfaqja "Babai dhe babai" me autor Jeton Nezirajn dhe regji të Kushtrim Koliqit.
Komedia "10 vjet martesë" e Alil Vardar dhe me regji të Andia Xhungës shfaqet sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës.
Këtë të dielë në orën 19.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë mbahet një "Mbrëmje operistike" me sopranon Renisa Laçka dhe pianisten Paola Kondakçi.
Në teatrin "Skampa" në Elbasan vihet në skenë sot dhe nesër në orën 19.00 shfaqja "Një dasmë e hatashme" e Robin Hawdon me regji të Kiço Londos.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.8%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 2374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis
24 Prill, 11:15
-
Koncert tek 'Artet' me veprat e studentit Erli Lila! Festivali, 'Ismail Qemali' në ArTurbina me shfaqje! 'Indian Party' pranë Komunës së Parisit
23 Prill, 14:38
-
Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti
18 Prill, 12:26
-
Shkolla ‘Aleks Buda’, shfaqje në Teatrin Kombëtar! Orkestra e RTSH në Katedralen Ortodokse! Në ‘Milenium’, ‘Rapito’ nga Bellocchio! ‘Big Band’, jazz tek ‘Artet’!
17 Prill, 13:15
-
Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’
16 Prill, 11:27
-
Kinemaja italiane në Tiranë, sot ‘Grazie ragazzi’! Olgi Rahmani e Bashkim Kupi, koncert tek ‘Artet’! 100-vjetori i koncertit të parë të një orkestre filarmonike në vend
15 Prill, 10:25
-
Buron Kaceli me ekspozitë në GAT! Nga ‘Biznesmeni’ tek ‘Dashuritë e Presidentit’, shfaqjet në Tiranë! ‘Pranverë me kangë’ në Shkodër!
12 Prill, 11:08
-
‘Dashuritë e Presidentit’ në Teatrin Eksperimental! ‘La Boheme’ në Opera! Koncert operistik në Durrës
11 Prill, 12:04
-
‘Mizantropi’ i Molierit nga studentët e regjisë tek ‘Artet’! ‘Artizanati sot’ në Muzeun Etnografik të Elbasanit! Nga nesër teatrot me shfaqje
10 Prill, 11:16
-
Dita ndërkombëtare e romëve, filma dhe ekspozita: ‘Mbivendosje’ nga Ferdinant Koçi! Në Shtëpinë e Europës filmi ‘20 ditë në Mariupol’
8 Prill, 11:56
-
‘Perëndimi i vesës’ i Shkëlzen Zallit, bashkëshortja: Dedikim! Liceu i Korçës në dokumente! ‘Ne jemi drita’, fitues i çmimit Europian të Letërsisë! ‘Shit ose të shitën’, si të kesh sukses në biznes e jetë!
7 Prill, 13:14
-
‘Vetmi në Perëndim’ nga Astjano Shehaj, sot e nesër tek ‘Artet’! ‘Celebrimi i Bethovenit’, në Opera me Voshtinën, Ibrahimin dhe Paganon
2 Prill, 11:49