Violonçelisti Redi Hasa prezanton sot në orën 19.00 në Teatrin Metropol albumin e tij të dytë si solist “My Nirvana”, i shoqëruar nga muzikanti Valerio Daniele. Festivali i kuruar nga Rubin Beqo mbahet në kuadër të ‘Metrosound’.
Ventrilokuistja Arieta Dhimba mban nesër në orën 19.00 në teatrin ‘Arturbina’ shfaqjen “Kush foli’.
Koncerti ‘Muzikë nga vitet e stuhishme’ sjell sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas, muzikë nga artistët e njohur Dhora Leka, Simon Gjoni apo Nikolla Zoraqi.
Nis sot Java Kulturore Hungareze. Në orën 17.00 do të çelet në galerinë e artit ‘Kalo’ në Tiranë ekspozita për poetin kombëtar të Hungarisë ‘Sandor Petofi: Rreth botës’. Ndërsa në orën 19.00 në shkollën ‘Servet Maçi’, salla ‘Avni Mula’ do të mbahet një koncert gala ku muzikantë të njohur si Kastriot Tusha e Josif Gjipali do të performojnë repertor shqiptaro-hungarez.
Përshtatur nga teksti i Herbert Ëells nga Fabio Pisano dhe me regji të Davide Iodice shfaqja “Vizita” e realizuar në bashkëpunim me teatrin “Migjeni” vijon edhe sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar, në skenën e ‘ArTurbinës’.
Migrimi i njerëzve për shkak të luftës vjen përmes ekspozitës fotografike unike të Enri Canaj “Kur era vajton luftën”. Imazhet e fiksuara nga fotografi i njohur i agjencisë Magnum, presin vizitorët në galerinë 'NAAN' në Tiranë deri ne 24 nëntor.
Në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan shfaqet produksioni i Teatrit Eksperimental “M’i gjeni këngët e rinisë”, e frymëzuar nga vepra e Migjenit dhe me regji të Ina Morinës.
Shfaqja “E kuqe e errët” e Teatrit Eksperimental me regji të Mariel Brahimllarit dhe e frymëzuar nga “Historia e njenës nga ato” e Migjenit, jetësohet sot në orën 18.00 në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.
SI.E.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2742
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike
23 Dhjetor, 12:39
-
Aktivitetet e kulturës/ Shfaqja ‘Kurrë njëherë tjetër’ në teatrin ‘Metropol’, vijon koncerti ‘Global Dance Christmas Show’ tek ‘Petro Marko’
21 Dhjetor, 15:48
-
Aktivitetet e kulturës/ Koncert jazz te ‘Artet’, ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë! ‘Tingujt e shpirtit’ nga pianisti Kosti Deti
20 Dhjetor, 08:38
-
Aktivitetet kulturore/ Reflektim për veprën e Kadaresë! Puka ju fton në panairin 'Fest 2024'
19 Dhjetor, 14:24
-
Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’
18 Dhjetor, 12:03
-
Aktivitete kulturore sot/ ‘Tingujt e Adriatikut’, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës! Vijon ekspozita ‘TRASHëgimi’ në Tiranë
17 Dhjetor, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ Prezantohet projekti Manifesto Great Wave, tre ekspozita në Tiranë e Shkodër
16 Dhjetor, 09:41
-
Aktivitete kulturore/ Përurohet qendra 'Albanian Night'! Në Teatrin kombëtar vihet në skenë 'Turjela'
14 Dhjetor, 13:50
-
Aktivitete kulturore sot/ Vijon Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! 'Së prapthi' shfaqja për fëmijë në teatrin 'Metropol'
13 Dhjetor, 10:23
-
Aktivitetet kulturore sot/ Çelet Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! ‘Klinika në breg të detit’, shfaqet në teatrin Bylis, Fier
12 Dhjetor, 12:37
-
Aktivitete kulturore sot/ Opera 'Lucia di Lammermoor' në TKOB! Koncert për Krishtlindje nesër në Tiranë
11 Dhjetor, 14:29
-
Aktivitetet kulturore sot/ 'Mundësi pa kufi' koncerti te Katedralja Orthodhokse! Prezantohet 'Montagne d’Albania', guida e maleve e Piero Ghiglione
10 Dhjetor, 10:25