Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“EC/DON’T STOP”, EKSPOZITË NGA KEVIN JAGU E ARON NOKA TE “FAB”

“Ec/Don’t stop” është ekspozita nga Kevin Jaku dhe Aron Noka, që do të çelet sot në orën 18:30 te Galeria “Fab” pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

2. “EMA”, FILMI ME METRAZH TË SHKURTËR NË KINEMA “AGIMI”

“Ema”, filmi artistik me metrazh të shkurtër me regji të Sara Hoxhaj, me skenar të Bashkim Hoxha, drejtor artistik Mimo Calopresti dhe drejtor fotografie Frederico Torres shfaqet sonte në orën 19:00 në sallën e Kinema “Agimi” në Tiranë.

3. “ZËRI I ARTIT-MOZAIK QË FLET”, VEPRA NGA SAIMIR STRATI

“Zëri i Artit – Mozaik që Flet” është vepra artistike nga Saimir Strati, që do të prezantohet nesër në orën 11:30 në mjediset e Liqenit Artificial të Tiranës. Logoja e APR do të krijohet përmes artit të mozaikut, në bashkëpunim me Qendrën Burimore për Nxënësit që Nuk Dëgjojnë dhe mjeshtrin e mozaikut Saimir Strati.

4. “KONSTELACION”, EKSPOZITË PERSONALE NGA JOANA DHIAMANDI

“Konstelacion”, ekspozitë personale nga Joana Dhiamandi e kuruar nga Ardian Isufi çelet nesër në orën 18:00 te Galeria e Artit Tiranë.

5. “POST BLLOK”, EKSPOZITA E PESË ARTISTËVE BASHKËKOHORË

“Post Bllok” është ekspozita nga pesë artistë bashkëkohorë e çelur në “Bazament Art Space” në Tiranë. Fotografitë, fijet, dylli, letra e punuar me dorë dhe objektet e gjetura funksionojnë si gjurmë fizike të historisë dhe si forma për ta rishkruar atë.

6. “DUKE PRITUR DJALIN”, SHFAQJE NË TEATRIN “MIGJENI”

“Duke pritur djalin” është shfaqja me tekst nga Lorin Terezi dhe regji nga Anila Balla me interpretim nga Merita Smaja, Astrit Fani e Marsel Paplekaj, që do të ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër sot dhe nesër në orën 18:00.

7.“IMAGES FROM ASIA” NË GALERINË “NIKOLET VASIA” NË DURRËS

Një udhëtim vizual mes kulturave, ngjyrave dhe historive njerëzore të Azisë, përmes objektivit të fotografit Massimo Saretta vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës.