Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“PALIMPSEST”, KONCERT NË TEATRIN E OPERËS DHE BALETIT

“Palimpsest” është koncerti që do të vijë nesër në orën 19:00 në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti është një udhëtim në trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50, përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore nga kompozitorët Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja. Në skenë do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj, bariton dhe Maida Resulbegoviç, soprano, ndërsa e ftuar speciale është pianistja Norena Gaxha.

2. “SCRIPTAMANENT…” KUSHTUAR PETRO MARKOS NË TIRANË E HIMARË

Në 113-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Petro Marko, në teatrin “Metropol” do të mbahet sot në orën 17:00 aktivitetin “Scriptamanent – Rroftë jeta…”, një bashkëbisedim me të bijën e shkrimtarit, Arianita Marko. Ky takim do të zhvillohet edhe nesër në Himarë në orën 11:00.

3.“KOSOVA E KADARESË” NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE NË TIRANË

“Kosova e Kadaresë” është ekspozita që do të çelet sot në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Shqipëri-Kosovë 2026 dhe në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Përmes dorëshkrimeve, korrespondencave, botimeve të rralla dhe dëshmive dokumentare, ekspozita zbulon dimensionet historike, letrare dhe shpirtërore të lidhjes së shkrimtarit me Kosovën. Materialet janë pjesë e fondit personal të Kadaresë dhe prezantohen në bashkëpunim me trashëgimtarët e tij.

4.FESTIVALI FOLKLORIK I RAPSODËVE E INSTRUMENTISTËVE NË LEZHË

Lezha do të mirëpresë edicionin XIV të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë më 25 dhe 26 nëntor, në orën 18:00, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”. Festivali mbahet në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare.

5. “TË ZËSH VEND”, EKSPOZITË NË QENDRËN KULTURORE “TULLA”

“Të zësh vend” është ekspozita e artistëve Ardit Alimemeti, Llazar Dhimitri, Anisa Paturi dhe Senad Xhexhovi, nën kurimin e Pediona Dautajt, që do të çelet nesër në orën 19:00, në Qendrën Kulturore “Tulla” në Tiranë.

6. “RI-INTERPRETIM”/ MIGEN QIRAXHI, EKSPOZITË NË GALERINË KALO

“Ri-interpretim” është ekspozita e artistit Migen Qiraxhi, që do të çelet nesër deri më 29 nëntor në Galerinë Kalo në Tiranë.

7. TAKIM ME GAZMEND LEKËN PËR EKSPOZITËN “NOSTRATEMPUS”

Një bashkëbisedim me artistin Gazmend Leka do të mbahet nesër në orën 11:00 në Galerinë e Artit Bashkëkohor “Gocat” në Tiranë. Takimi organizohet në kuadër të ekspozitës “Nostratempus” të Lekës. Në aktivitet do të marrin pjesë edhe studentë të Atelierit të Grafikës pranë Universitetit të Arteve, nën udhëheqjen e Ardian Isufit.

8. “RRËFIM VJESHTE”, MBRËMJA MUZIKORE E HARQEVE NË DURRËS

“Rrëfim vjeshte” është mbrëmja muzikore me Orkestrën e Harqeve, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja dhe drejtim artistik nga Olta Juba, që do të vijë sonte në orën 19:00, në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Koncerti do të sjellë një udhëtim muzikor përmes veprave të kompozitorëve të njohur F. Mendelssohn, B. Britten, P. Jakova, E. Sina dhe M. Kurici.