Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Qendra “Dua” ju fton më 15 janar, ora 19:00, në një mbrëmje me autorin Ermal Hasimja për të diskutuar librin e tij “E Shkuar e Pakryer”. Gjatë këtij takimi, do të zbulohen prapaskenat e krijimit të librit dhe ndikimin e historisë në identitetin personal dhe kombëtar.
2. “Tek Bunkeri” në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë vijon të mbahet Java e Dokumentarëve. Të gjithë të apasionuarit pas filmit dhe histories mund të ndjekin përkatësisht mbrëmjen e kësaj të marte dhe të mërkurën në 18:30 filmat dokumentarë: “The Memory Files: Familja Bajraktari e Shoshit” dhe “Kryet nalt/Martir i lirisë”. Java e dokumentarëve vazhdon deri më 17 janar.
3. “Ëndërr apo e vërtetë?” është shfaqja teatrore që do të vijë në Pallatin e Kulturës në Patos më 15 janar në orën 10:00 nga teatrit shëtitës “Çajupi”.
4. Bashkia e Shkodrës ka hapur thirrje për projekte teatrore në Teatrin “Migjeni”. Po ashtu vijojnë edhe thirrjet për projekte artistike për vitin 2025 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Aplikimet në të dyja rastet janë të hapura deri më 24 janar.