Karta e bankës ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit Davide Pecorelli, tërhoqi para në Romë 9 muaj pas zhdukjes së inskenuar në Pukë

Aktivizimi i kartës së bankës në Itali ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit italian Davide Pecorelli pas 9 muajsh nga zhdukja e tij e inskenuar në Pukë.

Misteri mbi zhdukjen e tij në Shqipëri u zbardh dje, pasi Pecorelli është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana. Sot gazetat italiane, zbuluan se me kartën e kreditit të Davide Pecorelli, pas 9 muajsh nga zhdukja, është bërë një tërheqje e parave të dielën në mbrëmje në një bankë në Romë. Ka qenë bashkëpuntori i tij shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili u raportoi hetuesve për aktivizimin e kartës në 12 shtator.

Për hetuesit kjo ishte dëshmi se sipërmarrësi mund të ishte gjallë dhe tashmë ishte kthyer në Itali. Pecorelli u gjet nga karabinierët krejt rastësisht në një ishull të mbrojtur nga autoritetet, sepse ju prish gomonia që kishte marrë me dokumente false.  Mësohet se ai kishte ndryshuar edhe pamjen e jashtme, në mënyrë që të mos identifikohej në Itali. I veshur sportiv, me maskë anti-COVID, me syze të errëta dhe me kapuç, është kapur duke lëvizur. Në këtë mënyrë biznesmeni italian i gënjeu të gjithë muaj me radhë, duke u shtirur se ishte shkrumbuar në një automjet në Pukë. Pavarësisht se prej disa javësh autoritetet italiane kishin hedhur dyshime se 45-vjeçari nuk ishte shkrumbuar në automjetin e marrë me qira, dikush e kishte parë dhe kishte raportuar tek autoritetet. Gazetarja italiane Erika Pontini zbuloi për Report Tv se nga hetimet e deritanishme Pecorelli është zhdukur pasi kishte borxhe ndaj bizneseve që punonte në Itali.

Nga hetimet rezultoi se Pecorelli ai ishte strehuar në hotelin Giglio në ishull ku ishte regjistruar me dokumente të rreme. Pasi u gjet në gomone policia kreu një kontroll në dhomën e hotelit, ku sekuestroi dokumentin e falsifikuar dhe objekte të tjera. Por sesi biznesmeni arriti në Itali nga Shqipëria është ende një mister. Aktualisht në Itali Pecorelli është një njeri i lirë dhe mbi të nuk rëndon asnjë akuzë, pasi "skema e zhdukjes" është kryer në Shqipëri. Lëvizjet e fundit të biznesmenit Italian Davide Pecorellit janë duke u ekzaminuar nga hetuesit. Kalimi i tij nga ishulli Giglio te marrja me qira e gomones për tu drejtuar në ishullin e Montekristos ka ngjallur dyshime. Hetimet janë kryer nga Karbinierët e Grosseto të cilët janë përpjekur të sqarojnë rrethanat e  gjetjes së Pecorellit.

45-vjeçari, me origjinë nga Selci Lama, por me shumë lidhje në zonën Arezzo pasi u gjet pa dokumente në ishull, kaloi natën në stacionin ushtarak, duke refuzuar të jepte të dhënat e tij personale, kur u gjet nga ushtarët e Piombino. 

Automjeti që ai kishte marrë me qira u gjet i djegur në Pukë në janar të këtij viti, ku brenda ishte edhe një trup i djegur, por nuk u konfirmua se i përkiste Pecorellit. Mësohet se mbetjet kockore të gjetur në automjetin e djegur rezultojnë se janë mbetje kockore të në njeri, dhe dyshohet se janë marrë në një varrë të vjetër në zonë. Mbetjet e gjetura kockore  janë dërguar në Itali për t'u ekzaminuar. Ngjarja u dyshua si kriminale dhe hetimet u përqendruan te një vrasje e mundshme, ndonëse nuk rezultonte se Pecorelli të kishte patur konflikte me njeri. Ai kishte biznese në Shqipëri ku tregtonte pajisje për sallone bukurie dhe ishte në një periudhë delikate sa i përket të ardhurave, megjithatë nuk kishte informacione se ishte në borxh. Pecorelli ishte martuar me shqiptare, me të cilën kishte edhe një fëmijë. 

Me gjetjen e tij gjallë, janë pushuar hetimet për vrasje, ndërsa tashmë kalvari i radhës i hetimeve do të shtrihet në shkaqet e këtij skenari hollivudian dhe bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar. Tashmë Pecorelli do të hetohet për "Mashtrim".

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Inskenoi djegien e tij në makinë, por u gjet gjallë! VIDEO-ja e Pecorellit i maskuar me syze e kapuç, ndryshoi pamjen që të mos identifikohej

 

Kjo është fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli i gjetuar në një ishull në Itali 9 muaj pasi inskenoi djegien e tij në makinë në Pukë. Mësohet se ai kishte ndryshuar edhe pamjen e jashtme, në mënyrë që të mos identifikohej në Itali. Me pantallona të shkurtra të verdha, syze dhe kapuç shihet në këtë foto.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'