VLORË- Një zjarr i fuqishëm po djeg hektarë të tërë me pisha në pyllin e Poros, i cili është pjesë e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë.

Në fakt zjarri ka nisur ditën e djeshme dhe pasi u shua mbrëmë gjatë natës është riaktivizuar sërish sot. Ndikuar edhe nga era flakët po përparojnë drejt hidrovorit duke rrezuar tashmë edhe pyllin e Akërnisë. Në terren janë 5 automjete zjarrfikëse, forca të policisë por edhe banorë të zonës që po ndihmojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Deri mbrëmjen e djeshme llogariteshin deri në 22 hektarë të djegura, ndërsa për sot ende nuk dihet pasi flakët janë ende aktive. Prefekti i Vlorës, Flamur Manaj gjatë paradites pati deklaruar se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Pamje të trishta nga zona e mbrojtur e Poros në Vlorë, kafshët në luftë për mbijetesë (VIDEO)

Pamje të trishta vijnë nga zona e mbrojtur e Poros në Vlorë, ku gjallesat që ndodhen në atë zonë po luftojnë me flakët dhe mund të quhet shumë me fat nëse kush ka shpëtuar. Zjarri fatmirësisht është vënë nën kontroll,  por nuk mund të thuhet se risku ka ikur. Automjetet zjarrfikëse dhe policia ndodhen aty në gadishmëri.

Ora 17:29
Pamje me dron nga tymi e flakët në pyllin e Poros në Vlorë

Pylli në Poro të Vlorës është mbuluar nga tymi i zi dhe flakët. Pamje me dron kanë ardhur në redaksinë e shqiptarja.com ku tregojnë se sa kritike është gjendja.

1599579645_zjarri1.jpg