Aktorët e famshëm zbulojnë rastësisht se mund të jenë vëllezër

Aktorët e famshëm zbulojnë rastësisht se mund të jenë vëllezër

Matthew McConaughey

Aktori Matthew McConaughey është pothuajse i sigurt se aktori dhe shoku i tij i ngushtë, me të cilin ka luajtur në “True Detective”, Woody Harrelson, mund të jenë vëllezër dhe po mendojnë që të bëjnë një test ADN-je.

Aktori i njohur ka dhënë një intervistë në podcast-in “Let's Talk Off Camera” dhe ka folur për marrëdhënien miqësore që e lidh me kolegun e tij.

“Shohim foto dhe familja ime mendon se në shumë foto të tij jam unë. Familja e tij mendon se në shumë foto të miat është ai. Në Greqi, disa vite më parë, po flisnim se sa të lidhura ishin familjet tona. Dhe nëna ime ishte atje dhe tha, ‘Woody, unë e njihja babin tënd’," tha aktori.

Matthew shtoi se ky koment i nxiti të dy aktorët të hetonin për historitë e tyre familjare.

“Ne nisëm të zbulonim se çfarë do të thoshte kjo ‘e njihja', bëmë disa llogaritje dhe zbuluam se babai i [Woody-t] ishte liruar me kusht nga burgu në të njëjtën kohë që nëna dhe babai im ishin në proces divorci. Pastaj ka vende të mundshme në Teksas ku mund të ketë pasur një mbledhje, ose një takim, ose një moment ‘njohjeje’.”- tha ai.

Megjithatë, ai deklaroi se nuk është ende gati të bëjë testin e ADN-së, pasi mund të mos ndryshojë asgjë për mikun e tij, por mund të rezultojë se njeriu që e njeh si babanë e tij prej 53 vitesh nuk është ai që mendonte.

"Shiko, është e lehtë për Woody, sepse ai nuk ka asgjë për të humbur tani. Por më duhet të pranoj që babai që kam njohur prej 53 vitesh nuk është babai im biologjik. E kuptoni vështirësinë time”, vëren ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur