Aktorët e Teatrit Kombëtar, letër Ramës dhe Margaritit: Duam rritje rroge deri më 31 gusht

Aktorët e Teatrit Kombëtar, letër Ramës dhe Margaritit: Duam rritje rroge deri më 31 gusht

Dokumenti dhe Teatri Kombëtar

Rritje rroge deri më 31 gusht.  Kjo është kërkesa e aktorëve të Teatrit Kombëtar, të cilët e kanë adresuar përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, ku u kërkojnë rritje të pagave të tyre. Ata marrin shkas nga fakti që para disa ditësh, Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) iu është rritur paga nga 15%-57%, prandaj kërkojnë të njëjtë gjë për veten.

Në letrën, e cila mban firmën e disa aktorëve shumë të njohur, thuhet se pritet reagimi i qeverisë deri më 31 gusht, në të kundërt aktorët zotohen të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre.

“Të bindur për këtë, me durim do presim reagimin tuaj deri më 31 Gusht 2022. Nëse pastaj do vëmë re që kjo gjë do të kalojë në indiferencë, pra është bërë qëllimisht, atëherë ne do të përshkallëzojmë dhe veprimet tona për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe artistik”, thuhet në letër.

Emrat që kanë firmosur letrën janë  Dritan Boriçi, Laert Vasili, Arben Derhemi, Olta Daku, Besmir Bitraku, Anila Bisha, Donald Shehu, Ardian Cerga, Niada Saliasi, Ndriçim Xhepa, Ina Gjonci, Lulzim Zeqa, Dori Çaushi, Helidon Fino, Laedia Hajdari, Armand Bora, Neritan Liçaj, Flaura Kureta, Elia Zaharia, Gladiola Harizaj, Naun Shundi, Erjona Kakeli, Myzafer Zifla.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bato: 20/07/2022 20:02

    Kta te vetequajturit aktore, akoma kerkojn paga nga shteti ?? Kan harruar qe jane ne ekonomi tregu qe po nuk prodhove nuk ha. Si shumica e shqiptareve akoma kujtojne se jan ne socializem e kerkojn cdo gje nga shteti. Thjesht parazite

    Përgjigju
  • Tani: 20/07/2022 18:56

    Shifeni çfar niveli kane aktoret tane, e kane publikuar letren nje muaj perpara se ta shkruajne, 18 08 2022????????????

    Përgjigju
    • Ahahah: 20/07/2022 20:14

      WTF , kane ikur fare në shqiperi eshte berë rrumpalle ! Jetojne në Gusht disa ahaha

  • Noli: 20/07/2022 18:55

    Keta duan pension se per paga duhet te punosh.

    Përgjigju
  • Rroga?: 20/07/2022 18:55

    Ska teater keto duan rroga ? Rrituni mjekeve ose pedagoveve rrogat teatri të jepet me koncesion sipas biletave

    Përgjigju
  • Tani: 20/07/2022 18:55

    Shifeni çfar niveli kane aktoret tane, e kane publikuar letren nje muaj perpara se ta shkruajne, 18 08 2022????????????

    Përgjigju
    • Analfabetizmi: 20/07/2022 20:15

      Bravo që e ke kapur kete , pra e ardhmja kerkon rritje rroge për të tashmen ahahah

  • Taras Bulba: 20/07/2022 18:31

    Akoma keta paguhen nga taksat tona ? shteti te beje ligj qe keta te dalin ne privat ,e ti vene rrogat edhe 5000 euro ne muaj,e ne te mos paguajme per keta zagare qe komandohen nga Non Grata e Meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë