Aktorët me Teatër të ri nga 2 korriku, Rama njofton hapjen e 'Turbinës'

Aktorët me Teatër të ri nga 2 korriku, Rama njofton hapjen e 'Turbinës'

Teatri 'Turbina'

Skena e re teatrale, "Trubina" çel dyert në datën 2 korrik. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale hapjen e Turbinës, aty ku do akomodohen aktorët e Teatrit Kombëtar, deri në ndërtimin e Teatrit të Ri. 

Të hënën 2 korrik në mbrëmje hapet në Tiranë SKENA e RE Turbina Një tjetër investim i qeverisë shqiptare për artistët dhe dashamirët e Teatrit, Baletit, Muzikës e Arteve Pamore.

Kryeministri Edi Rama





Më herët kreu i ekzekutivit është shprehur se “Turbina”, është emri i përkohshëm i projektit për një teatër të ri. Ai është ndërtuar në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë.

Një hapësirë e re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore e të jetës artistike” – pati deklaruar Rama në fillim të punimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën